Zbulohen tre vullkanë nënujorë në Siçili

13 August 2023, 16:26Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohen tre vullkanë nënujorë në Siçili
Foto ilustruese: Vullkan nënujor


Tre vullkanë nënujorë janë zbuluar nga ekspedita e një grupi shkencëtarësh në ujërat pranë Siçilisë.

Ata thanë se vullkanët janë rreth 6 kilometra të gjerë dhe ngrihen në një lartësi prej 150 metrash nga shtrati i detit. Vullkanet i bashkohen një grupi tjetër të zbuluar në vitin 2019.

Dario Civile, një studiues në OGS që mori pjesë në projekt, u shpreh: "Ne besojmë se ky është një zbulim shumë i rëndësishëm, sepse hedh dritë mbi shtratin e detit të paeksploruar. Mesdheu është lundruar për mijëvjeçarë të tërë, megjithatë, çuditërisht, ne dimë shumë pak për shtratin e detit të tij", u shpreh ai.

Ai tha se është zbuluar edhe aktivitet hidrotermik, por analizat e gurëve të marrë pritet të zbulojnë nëse vullkanët janë aktivë apo jo.

Edhe pse shpërthimet nënujore shpesh kalojnë pa u vënë re, më shumë se 1 milion vullkane besohet të jenë nën ujë dhe ato janë burimi i 80% të aktivitetit vullkanik anembanë botës.


Video