Rubla ruse në rënie të lirë, sherr në televizionin shtetëror: Po na qesh bota

12 August 2023, 21:58Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rubla ruse në rënie të lirë, sherr në televizionin
Rubla / Dollari

Monedha e rusisë duket se është në rënie të lirë, teksa sot është shkëmbyer 1 dollar amerikan me 100 rubla.

Teksa ekspertët thonë se rubla ruse po shkon drejt kolapsit për shkak se Kremlini ka "djegur" miliarda në luftën në Ukrainë, në Rusi fajësojnë Bankën Qendrore.

Gjatë një emisioni televiziv, propagandisti Vladimir Solovyov ka akuzuar Bankën e Rusisë duke thënë se monedha është ndër tre më të dobëtat në botë.

"Jemi bërë qesharakë. Ajo dreq banke nuk po shpjegon se pse kursi i rublës është kaq i lartë. Ata nuk po na shpjegojnë asgjë se çfarë po ndodh", tha ai me tone të forta në televizionin Russia-1.

Ai paralajmëroi se norma e inflacionit mund të arrijë kulmin gjatë fushatës së rizgjedhjes të presidentit Putin, me një votim të planifikuar në marsin e ardhshëm.

Banka e Rusisë më vonë njoftoi se do të ndalë blerjet e monedhës së huaj në tregun vendas për pjesën tjetër të vitit.
Rënia e monedhës tregon ndikimin shkatërrues që sanksionet nga BE, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA kanë patur në ekonominë ruse.


Video