Vetëvendosje përjashton Besnik Mujecin, u kap me ekstazi në Tiranë

15 August 2023, 17:27Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vetëvendosje përjashton Besnik Mujecin, u kap me ekstazi në
Besnik Mujeci


Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar Besnik Mujecin nga partia, pas arrestimit të tij në Tiranë gjatë operacionit anti-drogë të koduar "Punisher 2".

Lajmin e përjashtimit të Mujecit e ka bërë me dije Sekretari Organizativ i VV-së, Alim Rama.

“Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE”, tha Rama.

Rama tha se VV-ja mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe të kundërligjshme të luftohen.


Video