PAMJET / Sot mbërritën me mision humanitar në Libi, autobusi i grekëve përfshihet në aksident të rëndë, 4 të vdekur dhe disa të plagosur

17 Shtator 2023, 21:56Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Misioni humanitar grek në Libi

Katër shtetas grekë kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti të rëndë rrugor në Libi.

Ekipi grek kishte mbërritur ditën e sotme në shtetin e goditur nga përmbytjet masive, me mision humanitar, por autobusi i tyre është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor.

Për pasojë, autoritetet greke konfirmojnë katër viktima dhe 6 të plagosur. Megjithatë më herët, Ministria e Shëndetësisë në

Greqi kishte raportuar vetëm për disa të plagosur lehtë, ndërsa mediat në libi raportojnë 7 të vdekur dhe 6 tëplagosur.

Aksidenti fatal ndodhi pranë Benghazi-t, ku autobusi me të cilin udhëtonte ekipi grek u përplas me një kamion dhe shpërtheu në flakë.

Në ekip ndodhej një staf i përzgjedhur nga mjekët e forcave ushtarake greke, të cilët kishin mbërritur në Libi për të ndihmuar popullatën e prekur nga përmbytjet.

Video