Një kongresmene republikane, e njohur si mbështetëse fanatike e ekstremit të djathtë dhe ish-Presidentit Donald Trump, është përjashtuar nga një teatër pas veprimeve të pahijshme të saj dhe partnerit.
Kongresmenia Lauren Boebert dhe partneri i saj nuk u socializuan si duhet gjatë një shfaqje muzikore që po zhvillohej në Denver.
Në një video që po qarkullon në rrjet, shihet se 36-vjeçarja dhe i dashuri janë afruar më shumë seç duhet, duke qenë protagonist të një skene intime.
46-vjeçari i përkëdhel pa të keq gjoksin kongresmenes dhe ajo nga ana e saj i prek atij organet gjenitale, teksa shumë pranë tyre janë të ulur fëmijë që ndiqnin shfaqjen.
Zyrtarët që organizuan shfaqjen thanë në një deklaratë se dy klientëve iu kërkua të largoheshin pasi anëtarët e tjerë të publikut u ankuan për zhurmë teksa shfaqja ishte në zhvillim e sipër, gjë që është e ndaluar.
Lauren Boebert has talked a lot about LGBTQ people, “appropriate behavior.”
— Erin Reed (@ErinInTheMorn) September 15, 2023
And now she gets caught fondling her partner in a packed theatre.
Imagine for one moment a trans person was caught doing this.
The news stories. The bills. The media circus.
Still not a drag queen. https://t.co/OzOqsWXJvh pic.twitter.com/3hs1OEINcb
Vetë Boebert pasi u largua duke protestuar shkroi në rrjetet sociale se e pranon fajin.
“Qeshja dhe këndoja shumë me zë të lartë!”, shkroi me ironi ajo në X.
36-vjeçarja është nënë e 4 fëmijëve dhe gjyshe e një fëmije. Ajo vetë njihet për pikëpamjet e saj konservatore dhe u bë deputete për herë të parë kur ishte 20 vjeçe.