
Pushtimi rus i Ukrainës po zgjat më shumë se një vit e gjysmë tashmë, e duke parë ritmin e ngadaltë të kundërofensivës ukrainase, mund të thuhet se do të vazhdojë edhe për shumë kohë.
Ky është një lajm i trishtë, pasi me qindra-mijëra djem të porsarekrutuar po vdesin nga të dyja anët e frontit, e po ashtu, një numër i madh civilësh të bllokuar në territorin e pushtuar.
Megjithatë, ende nuk ka shifra zyrtare të sakta se sa jetë njerëzish ka marrë kjo luftë. Disa ekspertë pretendojnë se Rusia ka humbur tre herë më tepër se Ukraina.
As autoritetet ukrainase nuk postojnë shifra zyrtare të humbjeve, megjithatë nën zë, qytetarët, shumë prej të cilëve janë prekur direkt apo punojnë në agjenci funerale e spitale, thonë se numri i ukrainasve të vrarë që nga nisja e luftës është rreth 90 mijë.