U tha se ishte në koma, del një video e Kadyrov duke dhënë këshilla: Merruni me sport...

17 Shtator 2023, 15:25Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lideri Çeçen Ramzan Kadyrov

Një video e liderit çeçen Ramzan Kadyrov është shfaqur në kanalin e tij në "Telegram", pas zërave se ndodhej në gjendje kritike për jetën.

Dy ditë më parë, u raportua se Kadyrov ishte dërguar në Moskë për t'u kuruar për shkak të problemeve serioze me veshkat, ndërsa më pas u tha se kishte rënë në koma, edhe se ndërroi jetë.

Megjithatë në videon e postuar në kanalin e tij në "Telegram" ai dallohet teksa është duke shëtitur. Mbetet e paqartë se kur është realizuar video.

E ndonëse ai dëgjohet të thotë "mos i besoni gënjeshtrat", kjo nuk është hera e parë që përhapen zëra për shëndetin e tij të keq, dhe që ai i mohon publikisht.

Video