Flitet se disa organizata LGBTQ+ mbështesin Hamasin

14 October 2023, 20:23Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Flitet se disa organizata LGBTQ+ mbështesin Hamasin
Komuniteti "Queer" shpreh mbështetje për Palestinën

Disa organizata të komunitetit LGBTQ+ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportohet se kanë shprehur mbështetjen e tyre për militantët e Hamasit, ashtu si edhe për palestinezët.

Në emër të shtypjes së të drejtave të njeriut, si një grup që ka ndjerë diskriminim, disa aktivistë kanë shfaqur në rrjetet sociale, ashtu sikundër në rrugë mesazhe mbështetëse për terroristët e Hamas, një ironi e fortë duke patur parasysh se si mund të trajtohen homoseksualët nga Hamas.

Mbështetjen për Hamas e ka shprehur edhe grupimi “Black Lives Matter”, me degë në Çikago të SHBA-së, por është detyruar ta fshijë postimin menjëherë pas revoltës që ka hasur në rrjetet sociale.

Në internet nuk kanë munguar as “meme”-t me këtë “suport” të pazakontë.


Video