Hamas video-mesazh forcave izraelite: Ja çfarë ju pret nëse hyni në Gaza

14 October 2023, 19:25Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hamas video-mesazh forcave izraelite: Ja çfarë ju pret nëse
Militant i Hamas me raketa anti-tank

Përmes dy videove të publikuara së fundmi, Hamas i ka dhënë një mesazh forcave ushtarake izraelite për atë se “çfarë i pret nëse hyjnë në Gaza”.

Qindra mijëra trupa izraelite janë mbledhur në kufirin me Gazën, me një numër të madh tankesh dhe mjete të tjera ushtarake, teksa përgatiten për një ndërhyrje nga toka.

Por vetëm pak çaste më parë, Hamas ka publikuar dy video si një mesazh për forcat izraelite.

Në një video shfaqet një sulm i simuluar ndaj disa tankeve. Ndërsa në videon tjetër tregohet se si Hamas ka arritur të prodhojë vetë qindra raketa anti-tank.

Ndiqni videot e publikuara nga Hamas:

 

 


Video