LUFTA/ Momenti kur Von der Leyen dhe Metzola nxitojnë për t’u fshehur një strehë në Izrael (Video)

14 October 2023, 10:15Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
LUFTA/ Momenti kur Von der Leyen dhe Metzola nxitojnë për t’u
Ursula Von der Leyen

Vizita e Ursula Von der Leyen dhe Roberta Metzola në Izrael u shënua nga një ngjarje e papritur. Ata u detyruan të nxitonin në një strehë për shkak të një sulmi me raketa.

Sky News publikoi videon dhe vuri në dukje se në atë moment u dëgjuan sirenat e sulmit ajror.

Kryetarja e Komisionit ka bërë një postim në platformën X për vizitën e saj së bashku me presidenten e Parlamentit Europian.

“Ishim në Kfar Azza. Një nga epiqendrat e mizorive të kryera nga Hamasi fundjavën e kaluar. Tmerri i asaj që ndodhi këtu është përtej fjalëve”, ka shkruar Ursula Von der Leyen.


Video