Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Rreth 30 persona dyshohet se janë helmuar me ushqim në Malishevë.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori për shëndetësi në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, i tha REL se rastet që janë vlerësuar si më të rënda janë dërguar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Janë edhe një ose dy raste që momentalisht po trajtohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare të Malishevës dhe gjendja e tyre është stabile”, tha ai.
Berisha tha se personat që janë dërguar në QKUK “kanë komplikime”, por shtoi se do të mund të japë detaje për gjendjen e tyre shëndetësore vetëm pasi të vizitojë ata në Klinikën Infektive dhe të informohet më shumë.