VIDEO / "Nuk ndjej këmbët", raketa qëllon “livestream”-in e Reuters, vritet një gazetar dhe plagosen dy të tjerë

13 October 2023, 19:28Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO / "Nuk ndjej këmbët", raketa qëllon
Momenti kur goditet kamera e Reuters

Kameramani i Reuters, Essam Abdullah është vrarë Liban në kufirin me Izraelin pas një bombardimi në jug të vendit në përgjigje të sulmeve të Hezbollahut.

“Jemi thellësisht të pikëlluar kur mësuam se videografi ynë, Issam Abdallah, është vrarë”, thuhet në një deklaratë.

Issam ishte pjesë e një ekipi të Reuters në Libanin jugor, prej ku po transmetoheshin pamjet e drejtpërdrejta me kamera 24 orëshe.

“Ne po kërkojmë urgjentisht më shumë informacion, duke punuar me autoritetet në rajon dhe duke mbështetur familjen dhe kolegët e Issamit”, tha Reuters.

Dy gazetare të tjera Carmen Jokhdar dhe Ellie Brakhaya nga Al Jazeera raportohet se kanë mbetur të plagosur. Një prej tyre është dëgjuar të thotë në video “Çfarë ndodhi? Nuk po i ndjej këmbët”.


Video