PAMJE TË RËNDA/ Gjak, shapka fëmijësh dhe bojëra pikture, tmerret në Gaza (Foto)

13 October 2023, 12:28Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

PAMJE TË RËNDA/ Gjak, shapka fëmijësh dhe bojëra

Pamje të rënda, nga kufiri me Gazën, ku shihet një makinë e braktisur e cila është sulmuar nga terroristët e Hamasit me një breshëri plumbash.

Nga pamjet e publikuara nga tch, makina është tërësisht e mbuluar nga gjaku. Dyshohet se në makinë ka pasur edhe fëmije, pasi brenda shihen bojëra pikture, gërshërë dhe shapka për fëmijë. Nuk mund të imagjinohet tmerri që kanë përjetuar personat që ndodheshin në këtë makinë dhe nuk dihet ende fati i tyre, sepse asnjë prej trupave nuk është gjetur në vendngjarje.

Mendohet se kanë qenë pjesë e festivalit dhe gjatë arratisjes së tyre kanë rënë në pritën e terroristëve të Hamasit, të cilët pa mëshirë kanë qëlluar drejt tyre.

Ushtria izraelite paralajmëroi sot të gjithë civilët në qytetin e Gazës që të evakuohen “në drejtim të jugut”, pasi OKB-ja tha se një urdhër për evakuimin masiv të Gazës veriore ishte i pamundur.

Nga ana tjetër, militantët e Hamasit u kanë thënë palestinezëve që jetojnë në Rripin e Gazës që të mos largohen nga shtëpitë e tyre.

Forcat izraelite po vazhdojnë bombardimet ndaj Gazës në përgjigje të  sulmeve terroriste të Hamasit që vranë më shumë se 1300 njerëz.

Izraeli gjithashtu ka grumbulluar më shumë se  300,000 rezervistë  përgjatë kufirit të tij jugor,  por nuk ka konfirmuar nëse po planifikon një operacion të intensifikuar ushtarak.

Gaza po përballet me mungesë ushqimesh dhe uji. Më shumë se 1500 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Sulmet ajrore kanë zhvendosur gjithashtu 423,000 njerëz , sipas OKB-së.



Video