Pamje të rënda / Gazetari izraelit poston foton: Për ju që donit prova se Hamas ka vrarë foshnje

12 October 2023, 16:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje të rënda / Gazetari izraelit poston foton: Për ju që
Ben Shapiro

Gazetari dhe komentuesi politik Ben Shapiro ka shpërndarë pamje të rënda të një foshnje të vrarë nga terroristët e Hamas.

Pas deklaratës së gazetares së "i24 News", se 40 foshnje ishin vrarë në një qytet gjatë sulmit të Hamas, e disa prej tyre u ishte prerë koka, pati një debat të madh në rrjetet sociale.

Kryesisht në Twitter, mbështetësit e Hamas e quajtën si lajm të rremë dhe kërkuan prova për krimet monstruoze.

"Kretinëve moralë që kërkojnë prova me foto të foshnjave të vdekura hebreje, kjo është ajo që bën Hamasi dhe çfarë ju minimizoni ose justifikoni", shkruan Shapiro në Twitter.

Kujdes! Pamje të rënda


Video