Militantët e Hamas sulmuan Izraelin me një numër të madh raketash, njëkohësisht me sulmin nga toka që la të vrarë mbi 1200 izraelitë.
Shumë ngritën pyetjen se si mundi t'i sigurojë Hamas mbi 5000 raketa, duke aluduar se janë ndihmuar edhe nga shtete të tjera në Lindjen e Mesme, si Irani.
Por mesa duket, shumë prej raketave të përdorura në këto sulme, Hamas i ka prodhuar vetë me mjete rrethanore.
Në një video të publikuar prej tyre, ata tregojnë se kanë shkulur tubacionet metalike të ujit, për t'i përshtatur si raketat "S-40".
Po ashtu, në video dallohen militantët e Hamas duke mbledhur kok predhash të përdorura më parë nga goditjet izraelite, për t'i ripërdorur kundër tyre.
Ekspertët thonë se për të prodhuar lëndën eksplozive, Hamas ka përdorur materiale si plehra kimike dhe sheqer.