Alarm për bombë, evakuohet muzeu i Luvrit dhe Pallati i Versajës

14 October 2023, 16:40Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Alarm për bombë, evakuohet muzeu i Luvrit dhe Pallati i Versajës
Muzeu i Luvrit

Muzeu i Luvrit në Paris dhe Pallati i Versajës janë dy prej atraksioneve turistike të evakuuara pak çaste më parë nga policia në Francë.

Sipas medieve franceze, evakuime ka pasur edhe në stacionin e trenit Gare de Lyon teksa është dhënë alarmi për vendosjen e bombave.

Mijëra turistë janë larguar teksa policia ka vendosur perimetrin e sigurisë. Kujtojmë se Franca ka ngritur në maksimum alarmin për sulme terroriste, pas sulmit të Arras që la të vdekur një mësues dhe tre të plagosur të tjerë.

Një person i sulmoi me thikë në shkollë, teksa sipas medieve, ishte duke thirrur “Allah Akbar”.


Video