Shkon në 158 numri i të helmuarve nga ushqimi në Malishevë, ngrihet akuzë për pronarin e lokalit

14 October 2023, 18:56Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkon në 158 numri i të helmuarve nga ushqimi në Malishevë,
Spital Kosovë / Foto ilustruese

Numri i të helmuarve nga ushqimi në një lokal në Malishevë ka arritur në 158.

Përmes një njoftimi, nga Komuna e Malishevës bëjnë të ditur se situata megjithatë është nën kontroll.

“Është rritur në 158 raste numri i personave të helmuar, por situata është nën kontrollë dhe po monitorohet në vazhdimësi nga organet kompetente. Sipas drejtorit për shëndetësi, Hajdin Berisha dhe drejtorit të QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi, pavarësisht rritjes së numrit të personave të helmuar, situata është nën kontrollë të plotë dhe janë marrë të gjitha masat për ofrimin e shërbimeve të nevojshme shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin, pronari i lokalit K.SH. është shoqëruar në polici, teksa Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimin se ai ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”.


Video