Biden mesazh Iranit: Mos!

12 April 2024, 21:25Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Biden mesazh Iranit: Mos!
Presidenti i SHBA, Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden i ka dërguar një mesazh të shkurtër Iranit këtë të premte, teksa është pyetur nga gazetarët për mundësinë e sulmeve ndaj Izraelit.

Biden është përgjigjur shkurt duke thënë “Don’t” (Mos e bëj).

Duke folur para gazetarëve, Biden tha gjithashtu “Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së Izraelit. Ne do të mbështesim Izraelin. Ne do të ndihmojmë në mbrojtjen e Izraelit dhe Irani nuk do të ketë sukses”.

Për një sulm të mundshëm të Iranit ndaj Izraelit, Biden ka thënë se SHBA e pret “më shumë shpejt, se vonë”.

Sipas raportimeve të medieve ndërkombëtare, Irani mund të sulmojë, drejtpërdrejt apo përmes mbështetësve të tij në rajon izraelin. Mbrëmjen e sotme në Veri të Izraelit, mbi 40 raketa të lëshuara nga militantët e Hezbolluahut u interceptuan nga mbrojtja ajrore izraelite.


Video