Frikë dhe panik / Rusia lëshon një raketë ndërkontinentale, alarmohen deri në Irak dhe Iran (FOTO-VIDEO)

12 Prill 2024, 19:14Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Raketa e dyshuar ruse

Rusia ka gjetur kohën më të papërshtatshme për të testuar një raketë balistike ndërkontinentale.

Nga ajo çka dihet deri tani është se Rusia mund të ketë testuar lëshimin e një rakete “Topol-ME”, nga rajoni Astrakhan që ndodhet në jug të vendit.

Mendohet se raketa është lëshuar nga baza Kapustin Yar, dhe diçka e tillë raportohet se është konfirmuar pak më parë edhe nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

Pamjet e raketës në qiell janë filmuar nga qindra qytetarë jo vetëm në territorin rus por edhe në disa zona të Irakut dhe Iranit, duke bërë që të përhapet panik mes paraqrtësive për objektin misterioz.

Ky testim ndodh në një kohë kur mediat raportojnë gjithnjë e më tepër për një sulm të prishtshëm të Iranit ndaj Izraelit, si hakmarrje për shkatërrimin e konsullatës iraniane në Siri, që solli vdekjen e disa zyrtarëve të lartë ushtarakë.

Video