“Rebelohen” gazetarët në Itali: RAI është shndërruar në një megafon të propagandës së qeverisë!

12 Prill 2024, 17:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
RAI, Itali

Transmetuesi publik RAI është shndërruar në një megafon në propagandës së qeverisë italiane, kështu deklaron Federata Ndërkombëtare dhe Evropiane të Gazetarëve.

RAI miratuar një regullore të re që i jep ministrave dhe zyrtarëve qeveritarë kohë transmetimi të pakufizuar në programet e tij kur i referohen çështjeve institucionale.

Më 11 prill, gazetarët dhe drejtuesit e lajmeve në kanalet kryesore të RAI ndërprenë programet e lajmeve për të lexuar një deklaratë nga Unioni i Gazetarëve Rai (USIGrai) që shpjegonte politikën e re të RAI-t dhe njëkohësisht e dënonte atë, duke e krahasuar RAI-n me "megafonin" e qeverisë.

“Federatat Ndërkombëtare dhe Evropiane të Gazetarëve (IFJ-EFJ) së bashku me degën e tyre Federazione Nazionale Stampa Italiana (FNSI) dënojnë këtë përpjekje të mëtejshme për të politizuar shërbimet e informacionit publik për qëllime propagandistike dhe kërkojnë që RAI të respektojë parimet themelore të gazetarisë”, thuhet në deklaratë.

“Shumica e qeverisë ka vendosur të transformojë RAI-n në megafonin e vet”, kështu filloi fjalimi i gazetarëve të USIGrai pas politikave të shpallura nga Komisioni Mbikëqyrës i RAI-t. Kjo e fundit miratoi një rregull që i lejon përfaqësuesit e qeverisë të “flasin në bisedime pa kufizime kohore dhe pa pyetje”.

 “Kjo nuk është ideja jonë për transmetimin publik. Puna e gazetarëve duhet të jetë qendrore, ku ata të bëjnë pyetje, madje edhe të pakëndshme, të verifikojnë atë që është thënë dhe të vënë në dukje mospërputhjet. Për këtë arsye të nderuar shikues, ju njoftojmë se jemi të gatshëm të mobilizohemi për t'ju garantuar informacion të pavarur, të balancuar dhe plural”, deklaruan gazetarët italianë.

Një rregull tjetër do të lejojë që Rai News të transmetojë mitingje politike në çdo kohë dhe të plotë, të shpallur vetëm me një hyrje të shkurtër dhe pa ndërmjetësim gazetaresk.

Vendimi i RAI ilustron edhe një herë përpjekjet e qeverisë italiane për të përdorur shërbimin publik për qëllime personale dhe propagandistike dhe në kundërshtim me shtyllat kryesore të punës së gazetarëve, deklarojnë organizatat ndërkombëtare të gazetarëve.

Video