Tronditet Suedia / Bandat “e emigrantëve” vrasin me plumb në kokë babain në sy të djalit 12-vjeçar

11 April 2024, 20:15Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tronditet Suedia / Bandat “e emigrantëve” vrasin me plumb
Viktima e bandave mafioze në Suedi

Suedezët kanë reaguar të tronditur dhe të zemëruar këtë të enjte pasi një baba u qëllua për vdekje në mes të ditës para syve të djalit të tij në një periferi të Stokholmit.

Nga raportimet paraprake në media, babai 39-vjeçar u qëllua me një plumb në kokë, në sy të fëmjës së tij 12-vjeçar, nga një grup të rinjsh, me gjasë emigrantë ilegalë.

“Gangsterët po silleshin me egërsi ndaj tij. Ai u kërkoi që ta linin të qetë, por njëri prej tyre nxorri pistoletën dhe e qëlloi me plumb në kokë në sy të djalit të mitur teksa ndodheshin pranë pishinës”, tha një person me dijeni për ngjarjen.

Vendi skandinav ka parë një rritje të dhunës në vitet e fundit teksa bandat kriminale përplasen për kontrollin e tregjeve të drogës, me bomba dhe të shtëna të regjistruara çdo javë.

Bandat e emigrantëve shpesh rekrutojnë adoleshentë të rinj për të kryer dhunën, sepse ata nuk janë penalisht përgjegjës, me disa autorë deri në moshën 12-vjeç.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson dhe udhëheqësja e opozitës Magdalena Andersson do të vizitonin të enjten në mbrëmje periferinë Skarholmen në jug të kryeqytetit. Zona ka pasur disa të shtëna me armë në muajt e fundit.

“Krimi kërcënues për sistemin që po përjeton tani vendi ynë ka pasoja brutale për të gjithë shoqërinë tonë të lirë dhe të hapur”, shkroi Kristersson në një postim në Instagram të enjten.

"Njerëzit me qëllim të dhunshëm nuk duhet të lejohen të frikësojnë qytetarët e ndershëm në heshtje”, tha ai.

“Bandat, me pamëshirshmërinë e tyre të plotë, nuk do të ndalen derisa t'i ndalojmë ne”, tha ai.

Kreu i Demokratëve të Suedisë kundër imigracionit, Jimmie Akesson, tha se është koha që Suedia t’i shpallë luftë bandave.

Babai 39-vjeçar, i identifikuar në raportet e mediave vetëm si Mikael, u qëllua në kokë para djalit të tij herët në mbrëmjen e së mërkurës, teksa po shkonin me biçikletë për në një pishinë. Sipas policisë, ai vdiq të enjten herët.


Video