Ukraina miraton ligjin e ri për mobilizimin teksa ushtria nis kundërofensivën ndaj pozicioneve ruse

11 April 2024, 16:26Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ukraina miraton ligjin e ri për mobilizimin teksa ushtria nis
Ushtarë ukrainas

Parlamenti i Ukrainës miratoi një projekt-ligj për të rishikuar mënyrën se si forcat e armatosura rekrutojnë civilët në ushtri. Vendimi vjen pas raportit të një gjenerali ukrainas i cili tha se forcat ruse janë 10 herë më të mëdha në terren sesa ato ukrainase.

Projektligji, i cili ka lënë mënjanë gjobat e mëdha për civilët që refuzojnë, synon të rrisë numrin e trupave teksa në terren raportohet për disa kundërofensiva të reja.

“Miratoni këtë ligj dhe Forcat e Armatosura të Ukrainës nuk do t'ju zhgënjejnë ju as popullin ukrainas”, u tha ligjvënësve gjenerali Yuriy Sodol, komandanti i forcave të përbashkëta ukrainase.

“Ne po mbajmë në këmbë mbrojtjen tonë me forcat tona”, tha ai ndërsa ligjvënësit u ngritën në këmbë dhe duartrokitën.

Analistët ushtarakë thonë se forcat e armatosura të Ukrainës duhet të trajtojnë problemet akute me numrin e ushtarëve, si dhe mungesën e predhave të artilerisë.


Video