Sulmi izraelit vret tre djemtë, nipërit dhe mbesat e liderit të Hamas

10 April 2024, 18:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmi izraelit vret tre djemtë, nipërit dhe mbesat e liderit të
Lideri i Hamas Ismail Haniyeh

Një sulm izraelit në veri të Gazës ka vrarë tre djemtë e liderit të Hamas Ismail Haniyeh.

Në një intervistë me Al Jazeera Arabic, Haniyeh konfirmoi vrasjen e fëmijëve të tij Hazem, Amir dhe Mohammad së bashku me një numër nipërish të tij këtë të mërkurë.

Ai tha se ata ishin në shënjestër teksa po vizitonin të afërmit për Bajram në kampin e refugjatëve Shati.

“Përmes gjakut të dëshmorëve dhe dhimbjes së të lënduarve, ne krijojmë shpresë, ne krijojmë të ardhmen, ne krijojmë pavarësi dhe liri për popullin tonë dhe kombin tonë”, tha Haniyeh.

Udhëheqësi politik i Hamasit, i cili është i vendosur në shtetin e Katarit, dënoi atë që ai e përshkroi si brutalitet të Izraelit në Gaza dhe theksoi se udhëheqësit palestinezë nuk do të tërhiqen nëse familjet dhe shtëpitë e tyre janë në shënjestër.

"Nuk ka dyshim se ky armik kriminel drejtohet nga fryma e hakmarrjes dhe shpirti i vrasjes dhe gjakderdhjes dhe nuk respekton asnjë standard apo ligj", tha Haniyeh.

“Ne e kemi parë atë duke shkelur gjithçka në tokën e Gazës. Ka një luftë të spastrimit etnik dhe gjenocidit. Ka zhvendosje masive”, shtoi ai.


Video