
Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamjet e makinës në Leposaviq ku i ishte vendosur një ekspoloziv.
Për këtë akt, ai ka fajësuar Serbinë duke thënë se kur Serbia humbet betejat politike kthehet te terrorizmi.
“Kur Serbia humbet betejat politike, në mungesë argumentesh kthehet te retorika luftnxitëse dhe aktet e dhunës deri në terrorizëm. Tendenca për kontrollin e pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë vazhdon, por çdo ditë me më pak sukses”.
Më tej ai pohon se:
Kërcënimeve, djegies së pronave, vendosjes së eksplozivit dhe rrezikimit të jetës por dhe shtypjes së atyre që mendojnë drejtë e ndryshe, i ka kaluar koha. Tani, shteti ligjor është shtrirë në të gjithë territorin e Republikës sonë. Siguri, drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë pa dallim dhe llogaridhënie për shkelësit e ligjit.