Pamje të frikshme kur Dubai “pushtohet” nga shiu artificial

9 April 2024, 15:43Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje të frikshme kur Dubai “pushtohet” nga shiu artificial
Shiu artificial në Dubai

Emiratet e Bashkuara Arabe po përdorin shkencën për të krijuar reshje artificiale shiu, si një përpjekje për të luftuar temperaturat e larta.

Së fundmi, pamjet kur shiu vërshon mbi qiellgërvishtëse dhe në rrugë janë përhapur në rrjetet sociale. Metoda e përdorur quhet “mbjellja e reve” ku përmes aeroplanëve hidhen në qiell kimikate që shërbejnë për formimin e reve.

Pamje të frikshme kur Dubai “pushtohet” nga shiu artificial
Avioni që shpërndan mineralet e formimit të reve

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë një klimë kryesisht të thatë me shumë pak reshje vjetore dhe temperatura përvëluese, të cilat shpesh prekin 40 dhe madje arrijnë 50 gradë celsius si në vitin në 2023.

Që të funksionojë kjo metodë, duhet që në qiell të ketë disa re të vogla, më pas aeroplanët hedhin kripë dhe minerale të tjera që nxisin formimin e reve të tjera dhe për rjedhojë sjellin reshje shiu.


Video