Greqia “shkundet” nga një tërmet i fortë në mesnatë

9 April 2024, 08:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Greqia “shkundet” nga një tërmet i fortë në

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë është regjistruar në mesnatë në pjesën perëndimore të Greqisë.

Tërmeti u regjistrua në orën 00:59 me orën lokale në një distancë prej 3 kilometrash në perëndim të Amfilochisë, ose 246 kilometra në perëndim-veriperëndim të Athinës, sipas të dhënave nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës.

Thellësia e tërmetit, sipas vlerësimit të parë të EMSC, llogaritet në 5 kilometra.


Video