Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një nënë nga Kosova dhe vajza e saj kanë humbur jetën në një aksident tragjik gjatë orëve të natës së kaluar në Kroaci.
Familja nga Kosova ishte duke udhëtuar me një makinë tip "BMW" kur është përplasur me një makinë tjetër. Përplasja ka qenë tepër e fortë sa që e ka kthyer makinën përmbys.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat e shqiptarëve. Nga aksidenti mbeti i vdekur edhe një person tjetër.
Sakaq, në spital ndodhet babai dhe djali shqiptar, në gjendje kritike për jetën.
Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë nuk dihen ende.