Ja çfarë është shkuma e bardhë që formohet në rrugë kur bie shi

5 August 2023, 16:15Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ja çfarë është shkuma e bardhë që formohet
Shkuma e bardhë në rrugët e Romës

Me siguri e keni vënë re të paktën një herë kur shiu pushton rrugët e qytetit, dhe mbi asfalt krijohet një shkumë e bardhë.

Por çfarë është dhe nga se formohet?

Shkuma e bardhë krijohet si pasojë e përzierjes së vajrave që ka rruga me shiun. Sidomos kur ditët para se të bie shi kanë qenë të nxehta, temperatura e lartë bën që vajrat e asfaltit të dalin në sipërfaqe.

Ky fenomen e bën rrugën tepër të rrëshqitshme, ndaj është mirë të tregohet kujdes në ngarjen e mjetit.

Shkuma e bardhë në rrugë mund të krijohet edhe nga dekompozimi i mbetjeve organike. Kalimi i makinave në rrugë e përzien shiun me ndotësit duke shkaktuar këtë fenomen.

Një fenomen i tillë ka ndodhur masivisht sot në rrugët e Romës, duke lënë të habitur shumë qytetarë.


Video