Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gjermania vijon të jetë hezituese në furnizimin me armë të Ukrainës, ushtria e së cilës është angazhuar prej gati dy muajsh tashmë në një kundërofensivë të përgjakshme.
Gazeta gjermne "Die Welt" shkruan se premtimi për dorëzimin e një pakete me ndihma ushtarake duhet të ishte përmbushur që në muajin maj të këtij viti.
Gjermania ka premtuar se do të dërgojë në Ukrainë 110 tanke "Leopard 1", por deri tani vetëm 10 të tillë janë dërguar.
Edhe nga sistemi anti-raketor IRIS-T, Ukraina ka marrë vetëm 2 nga 6 të premtuara.
Sa i përket mjeteve luftarake Marder, Ukraina nuk ka marrë asnjë nga Gjermania.
Ndërsa nga sistemi anti-ajror Gepard, Kievi ka arritur të marrë nga Gjermania 12 nga 18 të premtuara.