Kjo është 27-vjeçarja argjentinase që dyshohet se kosovari e hodhi nga kati i 6-të i hotelit

4 August 2023, 21:01Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kjo është 27-vjeçarja argjentinase që dyshohet se kosovari
E ndjera Maria Clara Urdangaray


Maria Clara Urdangaray është 27-vjeçarja nga Argjentina humbi jetën në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se një shtetas kosovar e hodhi nga kati i gjashtë i një hoteli.

Babai i saj ka folur për gazetën zvicerane "20 Minuten", duke hedhur poshtë pretendimet se 27-vjeçarja mund të ishte vetëhedhur për shkak të shqetësimeve apo depresionit.

"Ajo na dërgoi video nga dasma. Dukej mirë dhe e lumtur, nuk e kuptoj si mund të ndodhte kjo", ka thënë babai i vajzës.

E ndjera Maria Clara Urdangaray ishte nga qyteti La Plata në Argjentinë, jo shumë larg kryeqytetit, Buenos Aires.

Në nëntor të vitit 2022 ajo ishte transferuar në Spanjë, sipas familjes së saj “në kërkim të një të ardhmeje më të mirë”.
Pas dy ose tre muajsh qëndrimi në Barcelonë, Maria u takua me të dyshuarin zviceran (kosovarin 32 vjecar E.* nga kantoni i Bernit), dhe pak më vonë çifti u transferua së bashku në Zvicër.

Në Kosovë ata ishin kthyer për të marrë pjesë në dasmën e vëllait të të akuzuarit. Kosovarit i është caktuar 30 ditë paraburgim.


Video