Rusia e dënon Alexei Navalny edhe me 19 vite burg shtesë për ekstremizëm

4 August 2023, 17:43Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rusia e dënon Alexei Navalny edhe me 19 vite burg shtesë për
Alexei Navalny

Një prej zërave më të fortë opozitar në Rusi, dhe kritik i pushtimit të Ukrainës, Alexei Navalny është dënuar me 19 vite burg nga një gjykatë në Rusi.

Navalny, i cili aktualisht po vuan një dënim prej 9 vitesh burg për mashtrim, u akuzua në muajin qershor se kishte krijuar dhe financuar një grup ekstremist, një organizatë që shkelte të drejtat e njeriut.

Navalny u arrestua në vitin 2021 dhe u burgos me akuzat e mashtrimit. Ai ka kritikuar fort regjimin në Rusi si dhe luftën "e pakuptimtë" në Ukrainë.

Navalny gjithashtu ka zbuluar informacione për një sërë zyrtarësh të lartë dhe politikanë në Kremlin.


Video