Tragjike në Prishtinë, 18-vjeçarja bie nga lartësia e pallatit dhe ndërron jetë

3 August 2023, 23:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjike në Prishtinë, 18-vjeçarja bie nga lartësia e
Foto ilustruese


Një vajzë rreth moshës 18-vjeçare ka rëndë nga lartësia e një objekti rreth orës 20:30 në Prishtinë.

Saktësisht, ngjarja tragjike ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica” të kryeqytetit.

Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

”Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 18 vjeç, është pa shenja jete”, ka thënë ai.

Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.


Video