Turistët gjermanë shkatërrojnë statujën e çmuar brenda vilës me qira në Itali

3 August 2023, 22:39Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Turistët gjermanë shkatërrojnë statujën e çmuar
Foto ilustruese


Një grup turistësh gjermanë janë akuzuar se kanë shkatërruar një statujë 150 vjeçare në një vilë që kishin marrë me qira në veri të Italisë.

Dy turistë gjermanë u ngjitën mbi statujën "Domina" që ndodhej në mes të një shatërvani brenda vilës, ndërsa një i tretë e shtyu statujën me një levë duke bërë që të rrëzohet në tokë e të thyhet në disa pjesë.

Statuja ishte realizuar nga artisti Enrico Buti 150 vite më parë dhe konsiderohej si një atraksion shumë i rëndësishëm për vilën, tha menaxheri i vilës, Bruno Golferini.

Vila "Alceo" ndodhet në qytetin Viju, pranë Varese-s.

Ai tha se dëmi konsiderohet rreth 200 mijë euro, ndërsa restaurimi i statujës është thuajse i pamundur.

"Domina' ishte si një shenjtore për vilën. Fatkeqësisht ka edhe disa idiotë që i bëjnë këto gjëra", u shpreh ai. Pamjet e vandalizmit u shpërndanë nga vetë autorët të cilët i kishin postuar në rrjetet sociale.


Video