Piu 1.8 litra ujë për 20 minuta, vdes 35-vjeçarja

3 August 2023, 18:16Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Piu 1.8 litra ujë për 20 minuta, vdes 35-vjeçarja
Një grua e re ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ajo që doktorët thonë se është konsumi i tepërt i ujit.

35-vjeçarja Ashley Summers ishte me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj në 4 korrik pranë një liqeni në Indiana. Ajo kishte një kohë të gjatë pa konsumuar ujë dhe ndihej e dehidratuar.

Sipas dëshmisë ajo konsumoi 1.8 litra ujë përgjatë një kohe rreth 20 minutash për të shuar etjen. Kur u kthye në shtëpi ajo u shemb në tokë pasi kishte pësuar enjtje të trurit. 35-vjeçarja humbi ndjenjat deri sa ndërroi jetë.

Në spital, mjekët e diagnostikuan atë me toksisitet uji, i quajtur edhe hiponatremi, gjendje kur trupi konsumon sasi të mëdha uji dhe ka sasi të ulëta natriumi.


Video