Ukraina fundos luftëanijen ruse, u qëllua gjatë natës me një dron ujor (VIDEO)

4 August 2023, 20:17Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ukraina fundos luftëanijen ruse, u qëllua gjatë natës me
Luftëanija ruse e fundosur

Një luftëanije ruse, pjesë e flotës së Detit të Zi është fundosur pas një sulmi me një skaf të komanduar gjatë natës.

Anija amfibe ruse që shërben për transportimin e mjeteve dhe trupave ushtarake, është fotografuar e fundosur në njërin krah të saj, teksa disa anije të tjera mundohen ta tërheqin drejt bazës në Novorossiysk.

Sipas burimeve të CNN, droni ujor kishte një sasi prej 450 kilogram lëndë plasëse, ndërsa në momentin e shpërthimit në anije ndodheshin rreth 100 ushtarakë rusë.

Është ende e paqartë nëse shpërthimi shkaktoi viktima apo të plagosur.

Anija e madhe e quajtur lenogorsky Gornyak ka pësuar dëme të rënda dhe nuk mund të funksionojë më, ka deklaruar një zyrtar ukrainas.


Video