Një shtetase shqiptare nga Berati është dënuar me 2 vite e 8 muaj burg për mashtrimin e një italiani me probleme mendore.
Skenari, bazuar në faktet e lexuara në gjykatën italiane është i ngjashëm me atë të telenovelave.
Beratajsa punonte si bukëpjekëse, kur takoi italianin që do të bëhej i dashuri i saj i ardhshëm dhe vëllain e tij. është vëllai i madh ai që tregon në gjyq:
"Në fillim dyshova, duhet të kisha ndjekur instiktin tim. Vëllai im është 60-vjeçar por ka trurin e një fëmije. E megjithatë kur i pashë të dy duke qeshur, ai m'u duk i lumtur, s'mund të bëja gjë", u shpreh vëllai i italianit.
Për tre ditë shqiptarja e mori italianin dhe humbi gjurmët. Në atë kohë e raportuan në polici. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që italiani të largohej pa hapur telefonin.
Pas hetimeve intensive, një vit plot pas lidhjes së beratases me italianin, prokurorët italianë zbuluan mashtrimin e madh.
Shqiptarja e kishte bindur italianin t'i transferonte 90 mijë euro në llogari bankare. E kishte marrë nga dora dhe e kishte çuar në bankë. Italiani nuk kuptonte gjë, në bankë dha vetëm dakortësinë.
Një tjetër transfertë prej 10 mijë eurosh u krye në Tiranë, raportojnë mediat italiane.
Shqiptarja i kishte blerë vetes 3 makina luksoze dhe 7 telefonë iPhone të gjeneratës së fundit.
Megjithatë aventura nuk zgjati shumë. Në fund ajo ra në prangat e policisë dhe tashmë do të vuajë burgun për mashtrim.