Makinës së Abazoviç nuk i punuan frenat, Ministria e Brendshme: Ja çfarë zbuluan hetimet

5 August 2023, 20:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makinës së Abazoviç nuk i punuan frenat, Ministria e Brendshme:
Dritan Abazoviç


Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç thuhet se ka shpëtuar për fije nga një aksident automobilistik, pasi makinës së tij nuk i kanë funksionuar frenat.

Ngjarja ndodhi në 31 korrik në Obzoviç dhe ka vënë në lëvizje autoritetet për të hetuar mbi shkaqet dhe për të saktësuar defektin e frenave të makinës së Abazoviç.

Ministria e Punëve të Brendshme në Podgoricë, thotë se nga hetimet e deritanishme është zbuluar se bëhet fjalë për një problem teknik të automjetit për shkak të vjetërisisë dhe kilometrave të shumta.

Filip Axhiç që është pjesë e partisë së Abazoviç dhe njëkohësisht Ministër i Brendshëm në Malin e Zi ka kryer menjëherë një mbikëqyrje sigurie në momentin që ka ndodhur incidenti.

Abazoviç ishte nisur për një vizitë në Tivat kur makina me të cilën udhëtonte pësoi defekt me frenat dhe u detyrua të hapë krahun në autostradë. Ai vazhdoi udhëtimin me një makinë tjetër.


Video