Disa viktima raportohen nga një sulm me armë në Universitetin e Nevadës në SHBA.
Universiteti i Nevadës, Las Vegas njoftoi pak më parë se policia po i përgjigjej një sulmuesi aktiv në sallën Frank and Estella Beam, që është shkolla e biznesit të kolegjit.
Departamenti i Policisë Metropolitane të Las Vegas tha se nga ngjarja duket të ketë disa viktima.
“Vrapo-fshehu-lufto”, kjo ishte shprehja që zyrtarët e universitetit i dhanë studentëve ndërsa thanë se policia po i përgjigjej raporteve shtesë për të shtëna ndaj një grupi studentësh në kampus.
"Ne po i përgjigjemi raporteve paraprake për të shtëna me armë në kampusin e UNLV pranë BEAM Hall. Duket se ka shumë viktima në këtë moment. Ju lutemi shmangni zonën dhe do të kemi më shumë informacion së shpejti”, ka shkruar policia në rrjetin social “X”.