Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Disa të shtëna me armë zjarri kanë tronditur Brukselin mbrëmjen e kësaj të mërkure rreth orës 19:30. në Avenue de la Toison d'Or.
Tre persona janë plagosur sipas një njoftimi për shtyp nga autoritetet policore.
“Rreth orës 19:30, ne u informuam për një të shtëna në Avenue de la Toison d'Or. Shërbimet tona shkuan menjëherë në vendngjarje. Pati 3 të plagosur. U vendos një perimetër”, tha zëdhënësja e qarkut të policisë Ilse Van de. Keere.
Policia nuk ka rënë ende në gjurmët e autorëve, të cilët janë larguar menjëherë nga vendngjarja.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paditura. Sipas informacioneve të mbledhura nga RTBF, hipoteza më e mundshme për momentin është ajo e një larje hesapesh mes bandave kriminale rivale.