Diskriminim etnik në Serbi, të riut shqiptar nga Presheva i refuzohet puna në Polici

6 December 2023, 20:10Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Diskriminim etnik në Serbi, të riut shqiptar nga Presheva i refuzohet
Ahmet Beqiri

Serbia në mënyrë sistematike dhe në çdo sferë të jetës shkel drastikisht të drejtat elementare të shqiptarëve në Luginë, këtë e dëshmon edhe rasti i fundit në stacionin policor të Preshevës.

Ahmet Beqiri, i riu i vetëm shqiptar nga Presheva që i ka të përfunduara studimet bazë, studimet master dhe specializimin në Akademinë e Kriminalistikës në Beograd.

Ka mbi një muaj që Ahmetit, i cili plotëson çdo kriter që kërkohet për punësim në stacionin policor të Preshevës, refuzohet me arsyetimin që "për momentin nuk kemi nevojë për punëtor", e në anën tjetër në dy javët e fundit në stacionet tjera policore janë pranuar 162 policë të rinj.

“Ahmet Beqiri, për kohën sa kishte punuar në stacionin policor të Preshevës me kontratë në afat të caktuar si referent, kishte vlerësimin e popullatës shqiptare në Preshevë.

Në Preshevë, nga numri total prej 248 pjesëtarëve të policisë në stacionin policor, vetëm 125 janë të përkatësisë etnike shqiptare, që është në disproporcion flagrant me përqindjen e popullësisë në Komunë të Preshevës”, shkruan Ardita Sinani, këshilltare politike e kryeministrit Albin Kurti.


Video