“Favorizon fituesin”, tenderi 800 milionë lekë për “WiFi” i Postës Shqiptare ankimohet në KPK

1 March 2022, 11:29Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Favorizon fituesin”, tenderi 800 milionë lekë për

Mbrëmjen e djeshme Fiks Fare denoncoi abuzimet e tenderit për blerjen e zarfeve dhe letrës së pyetjeve për Këshillimin Kombëtar. Këto zarfe u shpërndanë në muajin janar të qindra mijëra familje në të gjithë Shqipërinë, duke u angazhuar punonjësit e Postës Shqiptare.

Por duket se problemet e tenderave nga Posta Shqiptare e drejtuar nga ish deputeti socialist Ervin Bushati nuk mbarojnë me kaq. Një tender me vlerën e 800 milionë lekëve, që ka si objekt blerjen e internetit nga një kontraktues, që do të pajis zyrat e Postës Shqiptare me WiFi për një periudhë 2 vjeçare u ankimua nga një prej operatorëve konkurrues.

“Favorizon fituesin”, tenderi 800 milionë lekë për

Sipas tij procedurat e ndjekura për tendering kanë favorizuar subjektin fitues, përmes kritereve të panevojshme të përcaktuara për kompaninë kontraktuese.

Kompania ka ankimuar procedurën e ndjekur për shpalljen e fituesit duke përpiluar kërkesën pranë Komisionit të Prokurorimit Publik, ku argumenton se mënyra e ndjekur nuk është legjitime, pasi favorizon fituesin.

“Favorizon fituesin”, tenderi 800 milionë lekë për

Lidhur me këtë shërbim Posta Shqiptare kërkon një certifikatë ose deklarim nga faqja zyrtare e prodhuesit, por në fakt ky kriter është diskriminues dhe favorizues i fituesit, pasi ky lloj shërbimi nuk ka të bëjë aspak me objektin e kontratës, për të cilin mjafton një fibër optike për shpërndarjen e WiFi.

Së dyti Posta Shqiptare kërkon paraqitjen e një dëshmie të stafit dhe listëpagesave të punës për tre muajt e fundit nga nënshkrimi i kontratës, nga të cilët duhet që të jenë paktën 25 të tillë në staf, duke specifikuar dhe pozicionet e tyre, pasi kërkohen të paktën 10 inxhinierë të pajisur me certifikatë CCNP.

“Favorizon fituesin”, tenderi 800 milionë lekë për

Ky kriter është krejtësisht i panevojshëm referuar objektit të kontratës dhe është dëshmi e qartë e favorizimit dhe diskriminimin në këtë garë, për një tender prej 800 milionë lekë.

Certifikata inxhinierësh dhe kontrata me distributorë dhe një sërë mekanizmash komplekse që nuk i përgjigjen në asnjë pikë objektit të kontratës, që ka si synim mbulimin me internet të zyrave të këtij institucioni përmes një Fibre Optike.

Këto kritere trajtojnë në mënyrë të pabarabartë operatorët ekonomik pjesmarrës në garë, duke rënë ndesh me parimet bazë të Ligjet e Prokurorimit Publik.

“Favorizon fituesin”, tenderi 800 milionë lekë për

Ky tender pas ankesave te operatorëve konkurues është anuluar dhe pritet vendimi që do marrë Komsioneri Publik i Prokurimeve./VOXNews.al



Video