I gjithë vendi me mot të paqëndrueshëm, si do luhaten temperaturat

11 Nëntor 2026, 07:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

I gjithë vendi me mot të paqëndrueshëm, si do luhaten

Vendi ynë do të përfshihet këtë të mërkurë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të shkurtra me kthjellime.

Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht me intensitet të ulët në zonat veriperëndimore, jugperëndimore dhe pjesërisht në qendër të vendit.

Ndërkohë, në disa zona reshjet pritet të intensifikohen deri në nivel mesatar, duke marrë formën e shtrëngatave, të shoqëruara edhe me shkarkesa elektrike.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga drejtimi juglindje-jugperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Në vijën bregdetare dhe në lugina, era pritet të arrijë shpejtësi deri në 17 m/s.

Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 3-4 ballë.



Video