Mbyllet kompania Call Center e deputetit Agron Shehaj, punonte në një godinë pa leje

20 Tetor 2022, 18:10Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Call Center i bllokuar nga policia është biznes i deputetit të PD, Agron Shehaj

Deputeti Agron Shehaj konfirmoi nga foltorja e Kuvendit se është pronari i një Call Center-it, ndaj të cilit policia ka ndërmarrë një aksion duke e bllokuar pasi ushronte aktivitetin në një godinë pa leje.

Varianti i dhënë nga deputeti i Partisë Demokratike është se pas sulmit qëndrojnë motivet politike.

“Kompania ime “We Web Developers” ku rreth 200 të rinj punojnë në fushën digjitale dhe të programimit. Rama dërgoi policinë në ambjentet me qera të kompanisë dhe ka nxjerrë jashtë me forcë punonjësit dhe ka bllokuar aksesin. Policia nuk ka dorëzuar asnjë dokument apo akt në lidhje me bllokimin në shkelje flagrante të ligjit. Kërkesave zyrtare për t’u njohur me arsyet e bllokimit, gjithashtu nuk iu janë përgjigjur”, deklaroi Shehaj nga Kuvendi.

Aksioni i policisë është ndërmarrë rreth dy javë më parë dhe është koduar “Last Call 2” për të ka goditur veprimtarinë në fushën e mashtrimit kompjuterik. Gjatë aksionit të ndërmarrë në 'Call Center' u zbulua se godina në të cilën ushtronte aktivitetin ky biznes ishte pa leje. 

Ndaj godinës nisën procedurat ligjore nga ana e IKMT-së, ndërsa këtë të enjte është firmosur edhe urdhri i konfiskimit.

Shehaj e shfrytëzoi foltoren e Kuvendit për të mbrojtur bizneset e veta, duke deklaruar se po sulmohet politikisht nga Edi Rama vetëm e vetëm se ka denoncuar, sipas tij, tenderat, koncesionet dhe vendimet korruptive të qeverisë.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video