Shpërthim me tritol në dyqanin e luleve në Tufinë, pronari: Dyshoj prej djalit që luan bixhoz, më kërkuan 24 milionë lekë

16 Nëntor 2026, 09:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shpërthim me tritol në dyqanin e luleve në Tufinë, pronari:

Një shpërthim me tritol është regjistruar në një dyqan lulesh në Tufinë.

 Për Report Tv, pronari shprehet se kjo është hera e dytë që ndodh. Sipas tij shkak mund të jetë djali që luan bixhoz. Ai thotë se i kanë kërkuar 24 mln lekë të reja.

 “Situata është shumë keq, kjo është hera e dytë. Prej djalit që luan bixhoz, më kanë marrë lekë, duan dhe 240 milionë. Përnatë kam qëndruar roje. Policia ka nisur kërkimet, por ende nuk e ka kapur”, thotë Asllan Koçi.


Video