Futbollistët e Kosovës kthyen shpinën gjatë himnit të Izraelit, “shpërthen” gazetari i njohur: Injorantë

15 Nëntor 2026, 17:55Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Futbollistët e Kosovës kthyen shpinën gjatë himnit të

Një ditë më parë, Kosova ka pritur në Prishtinë ekipin e Izraelit, për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Por gjatë himnit të Izraelit, futbollistët e Kombëtares së Kovoës janë kthyer me shpinë, duke mos respektuar kështu kundërshtarët.

Për këtë gjest ka reaguar ashpër gazetari i njohur Halil Matoshi, që ndër të tjera ka qenë edhe një ndër personat më të zëshëm, që flet për “komb kosovar”, jo komb shqiptar.

“Ni ekip injorantash!

1.

Kombëtarja e Kosovës e ungjë kryet për himnin e Izraelit sepse s'guxon me e qu kur na i thojmë kombëtare!?

Dojnë me qenë përfaqësuese e ni pakice kombëtare të ish- Jugosllavisë ose dojnë me u krahasu me Republika Srpskan.

Por, spari asht ekip i dobët profesionalisht, amatoresk në sjellje dhe drejtohet nga do injorantë, ni trajner mediokër e ni Federatë anmiqësore ndaj aleatëve strategjikë të atdheut.

Këta njerëz që fishlluen hymnin e shtetit mik, ky ekip, kjo Federatë e ky staf që e drejton, nuk e dinë se ky shtet, Kosova, asht në rresht me Izraelin dhe Amerikën, e jo me Spanjën, të majten radikale europeane, islamin politik dhe Rusinë!

2.

Gjeopolitika nuk asht etikë.

Të parën e ndjekin strategët, të dytën misionaret e bamirësisë!

3.

Jo luftës hibride, budallenj!

4.

Ky komb asht ngritë p'ej hini, si Phoenix nga humanista hebrej në Kongresin e administratën amerikane.

5.

Sot ky ekip i lig, dëshmoi se asht inferior edhe në fushë edhe jasht saj!

6.

Hiqmuni syshë injorantë”, shkruan Matoshi. (Vox News)


Video