
Aleksandër alias Sandër Baho alias “Sakati”, pritet të ekstradohet nga Italia në Shqipëri, pasi prokuroria e posaçme SPAK pak kohë më parë i është drejtuar me një letër-porosi Drejtësisë Italiane, duke kërkuar transferimin e menjëhershëm të tij tek autoritetet Shqiptare.
Baho, njihet si mik i afërt i dy bashkëpuntorëve të SPAK, Erjon Alibej dhe Nuredin Dumanit, për të cilët prokuroria e posaçme gjatë leximit të pretencës kërkoi një dënim përkatësisht me 15 vite dhe 10 vite burgim.
Sipas gazetarit Elton Qyno, hetimet e kryera nga SPAK, të cilat bazohen në deklarimet e Alibej, Dumanit dhe mesazheve në aplikacionin “Sky”, nxjerin Bahon si furnitor me armë të grupit kriminal të dyshesh Dumani-Alibej dhe pjesëmarës në tentativën e vrasjes së Lulzim Mashës si dhe “Sigurimin, krijimin e kushteve” për të kryer vrasjen e Dorian Dulit në Peqin.
Kujtojmë se Sandër Baho është vëllai Klevin Bahos, ku të dy së bashku teksa udhëtonin në muajin Korrik 2019, janë bërë objekt i një sulmi me armë në zonën e Peqinit, duke çuar në plagosjen e rëndë të Sandër Bahos dhe vrasjen e vëllait të tij, Klevin Baho.
Tashmë Baho prej fundit të muajit Shtator 2026 është arrestuar dhe ndodhet në një burg në Itali, pasi ndaj tij SPAK dhe Gjykata e Posaçme kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar duke vendosur “Arrest në burg”, si i përfshirë në grup kriminal për vrasjen e biznesmenit, Lulzim Mashës në Tiranë, pronarit të shkollës “Ëillson” në kryeqytet.
Vrasja e Lulzim Mashës është organizuar nga Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj, Skerdi Tasi, Eldi Dizdari dhe Sandër Baho, por ngjarja mbeti në tentativë, pasi arma iu bllokua Skerdi Tasit, duke mos mundur ta vrasin Mashën.
Ngjarja lidhet për një borxh financiar. Henrik Hoxhaj, njëri nga të penduarit e parë të SPAK në operacionin “Plumbi i artë”, ka zbuluar një emër tjetër si porositës i sulmit me armë ndaj biznesmenit dhe pronarit të shkollës “Ëillson”, Lulzim Masha.
Hoxhaj, ka treguar se njeriu që ka biseduar me Nuredin Dumanin për vrasjen e Lulzim Mashës, është Eldi Dizdari, një person ky protagonist në masakrën e ish-bllokut ndodhur në 4 Tetor 2018 dhe individ që njihet si një nga trafikantët e mëdhenj të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë.
Deklarata e Henrik Hoxhaj është bërë para gjykatës së posaçme, ku zhvillohej séanca paraprake ndaj të pandehurve të dosjes “Dumani”.
Ndërkohë, për këtë rast prokuroria e posaçme SPAK ka marrë të pandehur dhe dërguar në gjyq edhe të kërkuarin, Suel Çelën.
Emri i Sandër Bahos ka dalë në dëshminë e bashkëpunëtorit të prokurorisë SPAK, Nuredin Dumani.
I penduari ka dhënë dy herë shpjegime, ku ndryshe nga deklarimi i parë i muajit prill 2022, në qershor 2023, kur është pyetur para prokurorëve dhe oficerëve të SPAK, ka përmendur emrin e Aleksandër Bahos, i cili në Elbasan njihet ndryshe me nofkën “Sakati”.
“Sakati” është vënë nën hetim për ngjarjen kriminale të goditjes me armë me qëllim vrasjen e pronarit të shkollës “Ëillson”, Lulzim Masha. Aleksandër Baho, prej disa vitesh qëndron në Itali.
“Sakati” njihet si një lidhje e ngushtë e Erjon Alibej dhe vëllait të këtij të fundit, Endrit Alibej (Tarzani), i vrarë në dhjetor 2018.
Sipas rrëfimit të dytë të Nuredin Dumanit, përveç Suel Çelës që i kishte dhënë kontaktin e një personi ende të paidentifikuar dhe që i interesonte vrasja e Mashës, një person i tretë rezulton se del në zhvillimin e negociatave dhe sigurimin e bazës materiale për vrasjen e Lulzim Mashës.
Dumani, ka shpjeguar se Aleksandër Baho është njeriu që ka shkuar dhe e ka takuar në Gjilan të Kosovës, duke i premtuar garanci në pagesa dhe sigurim të armëve, me qëllim kryerjen e vrasjes së Mashës.
Armët, një motor dhe premtimi për pagesën janë marrë pikërisht tek Aleksandër Baho, me qëllimin e vetëm kryerjen e ekzekutimit të Lulzim Mashës.
Sipas Dumanit, Baho i ka thënë që vrasjen e Mashës ta realizonin edhe me qëllimin për t'u afruar, miqësuar dhe lidhur aleancë me Suelin.
Nisur nga kjo situatë, SPAK ka vënë nën hetim Aleksandër Bahon, ndërsa ende nuk është lëshuar për të një masë sigurimi personal. Për atentatin e kryer në Tiranë ndaj Lulzim Mashës, SPAK, akuzon si pjesëmarrës Skerdi Tasen, Henrik Hoxhën, Nuredin Dumanin dhe Suel Çelën. Ndërsa tashmë ka vënë në hetim edhe Aleksandër Bahon.
Por sërish Nuredin Dumani, për këtë rast, nuk është në gjendje të tregojë përmes provave para hetuesve se kush është personi me të cilin ai ka biseduar në aplikacionin “Matrix”, duke ndarë me të pazarin përfundimtar për vrasjen e Lulzim Mashës, kundrejt 150 mijë eurove.
Dumani, shpjegon se këtë kontakt ia ka dhënë Suel Çela dhe më pas ai ka vijuar vetë bisedat. Por bashkëpunëtori nuk tregon emrin e personit që ka lidhur kontratën e vdekjes.
Dumani tregon protagonizmin e vetes së tij, Skerdi Tasit, Henrik Hoxhës, Suel Çelës dhe së fundi rolin e Aleksandër Bahos në goditjen e Lulzim Mashës. Por çuditërisht harron të thotë emrin e Eldi Dizdarit, megjithëse ky emër ka dalë në gjykatë si i përfshirë në këtë ngjarje.