
Qytetarët presin nga qeveria që të heqë, apo lehtësojë taksat e vendosura mbi naftën. Çfarë bën ajo? Propozon heqjen e taksës për kremërat e biskotave.
Ky është propozimi që është hedhur për konsultim nga Ministria e Financave, që kërkon heqjen e taksës për importet e hirrës dhe të kremit të qumështit, që përdoren për prodhimin e kroasantëve dhe të biskotave.
S’jemi të sigurt nëse në Shqipëri ka fabrika që prodhojnë nga këto produkte (kush i ka parë në treg me emrin Made in Albania të na njoftojë), por në relacionin shoqërues të projektligjit, qeveria thotë se kjo taksë po dëmton kompanitë shqiptare duke i bërë këto produkte më pak konkurruese në tregjet e huaja.
Një tjetër ndryshim i propozuar është heqja e TVSh-së për drutë e ngrohjes nga data 1 janar deri në 31 dhjetor të vitit të ardhshëm.
Efektet financiare të këtyre propozimeve janë të papërfillshme dhe po aq të papërfillshme janë edhe efektet financiare në xhepat e qytetarëve.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.