Skandali/ “Babëzia e betonit” për pallatin 12-katësh pranë “Brrylit“ po kthehet në pushtuese të hapësirës publike! (Dokumentat)

15 Mars 2026, 12:09Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pallati 12-katësh pranë “Brrylit“

Pas denoncimit të bërë nga VOX News më 10 dhjetor 2025 dhe që është mirëpritur nga lexuesit dhe opinioni publik, Redaksia mendoi se kjo praktikë abuzieve ndërtimi do te ndalej.

Por sot jemi vënë në dijeni nga banorët e Pallatit ku po ndërtohet 12 katëshi (plus tri kate nëntokësore), se punonjës të kompanisë Walter Construction kanë bërë dje rrethimin e sheshit anash pallatit duke zaptuar sipërfaqe në mënyrë abuzive e pa marrë miratimin përfundimtar dhe lejen kryesore nga Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës kanalizimeve.

Skandali/ “Babëzia e betonit” për pallatin 12-katësh

Kompania Walter Construction ka shfrytëzuar fundjavën për të bërë rrethimin abuziv të truallit.

Skandali/ “Babëzia e betonit” për pallatin 12-katësh

Banorët kanë njoftuar dhe kanë kërkuar ndihmën e Policise së Shtetit dhe IKMT, por presim masa konkrete dhe heqjen e rrethimit të paligjshëm..

Redaksia e VOX News është vënë në dijeni nga banorët se Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-kanalizimeve të Tiranës i ka dërguar  në fund të dhjetorit 2025 kompanisë Walter Construction një përgjigje zyrtare ku shprehet mbi pamundësinë e spostimit të tubacioneve dhe kanalizimeve në hapësirën e lirë midis të dy pallateve ekzistuese (6 metra) dhe gjurmës së objektit, ku planifikohet të ndërtohet pallati 12-katësh, pasi aty kalojnë tubacione me dimension Ø 400mm dhe nje tubacion i ujrave të zeza me dimension Ø 800mm, të cilët janë në gjendje pune:

Skandali/ “Babëzia e betonit” për pallatin 12-katësh

Për këtë situatë UKT-ja ka venë në dijeni më parë edhe Agjensinë e Zhvillimit të Territorit (AZHT) me shkresën Nr.K-2228 prot.dt.10.09.2025, por nga ana e saj nuk eshte ndermarre asnje hap per te ndalur kötö projekt.

Ndërkohë që në faqen e saj të internetit/instagram kompania Walter Construction ka publikuar njoftimin që viti 2026 fillon me ndërtimin e Walter Tower dhe nuk eshte cudi shprehen banorët të ketë filluar edhe shitja e apartamenteve, kur kompania nuk ka marrë lejen perfundimtare tö ndërtimit.

Skandali/ “Babëzia e betonit” për pallatin 12-katësh

Referuar përgjigjes së Drejtorisë së Përgjithshme të UKT lind pyetja: A do të zbatohet vendimi i KKSH për lejën e dhënë me kusht për ndërtimin e këtij pallati, kur pika 3 e vendimit Nr.35 dt.17.12.2024 (dokumentacioni tekniko-ligjor) nuk plotësohet?

Në situatën kur realisht nuk mund të zbatohet leja e ndërtimit të dhënë me kusht, duhet të anullohet leja e dhënë, e cila duhej të kishte filluar të zbatohej brenda 90 ditëve nga dalja e vendimit.

A do ta anullojë KKT-ja lejen e dhënë me kusht (Vendimi Nr.35 dt.17.12.2024)?

A nuk do të kishte qenë më e drejtë, që pasi të dorëzohej dokumentacioni i plotë bashkë me plotësimin e kushteve teknike të ndërtimit te AZHT-ja, të jepej miratimi për dhënien e lejes nga KKT-ja?

Përse miratohen projekte nga KKT-ja, kur nuk janë dorëzuar të plota dokumentacionet teknike?!

Një praktikë e tillë, kur fillimisht jepet leja (qoftö edhe me kusht) nga autoriteti më i lartë shtetëror (KKT me kryetar Kryeministrin e Republikës), i vë institucionet e tjera më poshtë si UKT, drejtoria e mjedisit etj. para presionit të faktit të kryer dhe presionit të kompanive ndërtuese, të cilat për realizimin e objektivave të tyre do të përdorin të gjitha mjetet, pa përjashtuar në disa raste edhe korruptimin e nëpunësve të UKT-së e drejtorive të tjera, që duhet të japin miratimet për plotësimin e dokumentacionit tekniko-ligjor.

Skandali/ “Babëzia e betonit” për pallatin 12-katësh
Vendimit i KKT Nr.35 dt.17.12.2024

Dhe pastaj janë këta të fundit që  e paguajnë "faturën“ para SPAK-ut dhe gjykatave për rastet abuzive.

Vlerësohet në rastin konkret qëndrimi i Drejtorisë së UKT që ka bërë një rivlerësim realist të situatës dhe nuk i është nënshtruar presioneve për miratimin zhvendosjes së tubacioneve e lejes së ndërtimit për këtë pallat pranë "Brrylit“.

Skandali/ “Babëzia e betonit” për pallatin 12-katësh

Kryeministri Edi Rama, si kryetar i KKT-së, ka rastin që të provojë se aksionet e shtetit për lirimin e hapësirave publike nuk janë thjeshtë propagandë.

Anullimi nga  KKT-ja i lejes së dhënë me kusht për pallatin 12-katësh do  iu japë mundësinë banorëve pranë „Brrylit“ që hapësira e lirë të shndërrohet në një hapësirë e gjelbërt e rekreative.

©Copyright VOX News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video