“Drejtori i Task Forcës në AKUK na merr dietat”/ Pas denoncimit në VOX News, shkarkohet Arnold Pashollari!

15 Mars 2026, 08:54Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arnold Pashollari

Drejtori i Përgjithshëm i Task Forcës AKUK, (Agjensia Kombëtare Ujësjellës Kanalizime), Arnold Pashollari, është shkarkuar këtë të hënë nga detyra.

Shkarkimi i Pashollarit vjen pak kohë pas denoncimit të bërë publik VOX News, ku një inspektore në AKUK, deklaronte se Pashollari u bënte presione të vazhdueshme dhe kërcënime punonjësve për vendin e punës.

Ajo pretendonte gjithashtu se Pashollari u merrte dietat inspektorëve dhe nuk jep makinat e institucionit për inspektime.

Po ashtu ajo e akuzonte Pashollarin, se gjatë inspektimeve, përgjegjësve të grupeve u kërkohej t’u japin bizneseve numrin e drejtorit, me qëllim që ai t’i “zgjidhë” çështjet pas orarit të punës.

Sipas denoncimit të publikuar nga VOX News punonjësit nëse nuk dëgjonin urdhërat e Pashollarit kërcënoheshin me largim nga puna.

Ndërkohë pas denoncimit, kanë nisur hetimet dhe janë vërtetuar denoncimet e bëra kundrejt Pashollarit.

Në vend të tij është komanduar Sonila Rrumbullaku Boga, shkruan boldnews. Më herët Pashollari ka mbajtur postin e drejtorit të AKU në Fier si dhe drejtorit të IMTV në Lushnje.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 


Video