PAGAT/ Infermierja e re për VoxNews: E padrejtë, na u rrit rroga vetëm 16 mijë lekë, ndërsa atyre me vjetërsi 160!

4 Mars 2026, 13:17Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një valë pakënaqësie ka përfshirë infermierët lidhur me skemën e fundit të rritjes së pagave, e cila sipas tyre krijon pabarazi të theksuara mes stafit me eksperiencë të ndryshme pune.

Sipas denoncimit të ardhur në redaksinë e VoxNews, infermierët me 2 vite eksperiencë përfitojnë rreth 16 mijë lekë të vjetra rritje, ndërsa ata me 6 vite pune rreth 20 mijë lekë të vjetra.

Për ata me më pak se 10 vite eksperiencë, rritja llogaritet rreth 0.6%, ndërsa për ata nën 20 vite rreth 0.8%.

Ndërkohë, infermierët me mbi 20 vite pune përfitojnë rritje prej 1%, që përkthehet në mbi 100 mijë lekë neto më shumë në muaj.

Ata me mbi 30 vite eksperiencë raportohen të kenë përfituar nga 150 deri në 200 mijë lekë të vjetra neto shtesë.

Denocimi i infermieres për VoxNews:

PAGAT/ Infermierja e re për VoxNews: E padrejtë, na u rrit rroga

Infermierët më të rinj e konsiderojnë këtë skemë të padrejtë, duke argumentuar se pjesa më e madhe e tyre janë në periudhën më të vështirë të jetës financiare, me fëmijë për të rritur, shkolla për të paguar dhe kredi apo shtëpi për të blerë.

Ata theksojnë se nevoja për rritje page është imediate, për shkak të rritjes së çmimeve dhe kostos së jetesës.

“Nuk mund të presim 20 vite të tjera për të përfituar një rritje domethënëse, kur sot përballemi me vështirësi reale ekonomike”, shprehen ata.

Gjithashtu, në të njëjtin pozicion pune, diferencat mes kolegëve me eksperiencë të gjatë dhe atyre më të rinj arrijnë mbi 100–150 mijë lekë neto në muaj, sipas tyre demotivon stafin dhe nxit largimin nga sistemi shëndetësor.

Aktualisht, paga prej rreth 640 mijë lekësh të vjetra konsiderohet e pamjaftueshme për të përballuar jetesën.

Infermierët kërkojnë rishikim të menjëhershëm të skemës së rritjes së pagave, duke theksuar se vlerësimi i eksperiencës është i rëndësishëm, por nuk duhet të thellojë pabarazitë dhe të lërë pas ata që kanë nevojë më urgjente për mbështetje financiare.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video